KKSH: Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Imzot Rrok Mirditës

KKSH-Logo

KONFERENCËS IPESHKVNORE TË SHQIPËRISË

ARKIDIOQEZËS METROPOLITANE TIRANË – DURRËS

Me keqardhje dhe dhimbje të thellë e pranuam ndarjen nga jeta të Imzot Rrok Mirditës, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës.

Imzot Rrok Mirdita, jo vetëm që ishte një prijës fetar i konfesionit katolik, por ishte edhe një veprimtar i madh i kombit shqiptarë, një shembull të cilin duhet ndjekur. Ai pa u lodhur asnjëher u mundua që përmes meshave dhe predikimeve të ndryshme fetare dhe zyrtare,  të kontribuojë në paqen shpirtërore tek të gjithë njerëzit, duke mos bërë asnjë lloj dallimesh, sepse ai e kishte në shpirt kombin dhe paqen njerëzore.

Ne shqiptarët në Mal të Zi, kemi një konsideratë të posaçme, dhe jemi krenar për veprën e Tij, sepse Ai edhe pse jetoi dhe veproi në Shqipëri, është pjesë e komunitetit tonë, pasi që ka lindur në Kllezën të Ulqinit.

Me këtë rast në emër të Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin Tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, klerit dhe të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik, për humbjen e Imzot Rrok Mirditës.

U preht në paqe!

Me nderime,
Genci Nimanbegu

Deputet dhe Kryetar i KKSH-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *