KKSH – URIME PER DITEN E PAVARESISE SE KOSOVES
Urime Kosovës Ditën e Pavarësisë
E nderuara Presidente Jahjaga,
I nderuari Kryeminister Mustafa,
I nderuari Kryeparlamentar Veseli,
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, pranoni urimet më të sinqerta me rastin e përvjetorit të 8 të Pavarësisë së Kosovës.
Kjo është një ditë e veçantë për të gjith shqiptarët kudo që ndodhen, sepse shënon një fillim të ri për Kosovën, për popullin e Kosovës, i cili pas shumë vështirësive, vuajtjeve dhe sakrificave, ja doli që ta shpallë Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, e që njëherit është arritje madhore për të gjithë shqiptarët që kontribuan për këtë ditë.
Ne, shqiptarët në Malin e Zi, vlersojmë shumë angazhimin dhe kontributin Tuaj në zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës, punën Tuaj për forcimin e institucioneve shtetformuese dhe gatitshmërin për të ndihmuar shqiptarët në Mal të Zi.
Dua të deklaroj se çdo arritje dhe sukses i Kosovës, është njëherit sukses edhe i yni.
Urime 8 vjetorin e Pavarësisë!
Me respekt,
KRYETARI
Genci Nimanbegu