KKSH-MBLEDHJA E KOMISIONIT PER ARSIM DHE PERDORIMIN ZYRTAR TE GJUHES SHQIPE

Fotofrafi nga takimi i komisionit per Arsim

U mbajt mbledhja e parë e Komisionit për Arsim dhe Përdorim Zyrtar të Gjuhës Shqipe për vitin 2016

Komisioni për Arsim dhe Përdorim Zyrtar të Gjuhës shqipe i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, mbajti në Ulqin të shtunën, më 13 shkurt 2016, mbledhjen e tij të parë për vitin 2016.

Komisioni ka miratuar Raportin mbi punën e tij për vitin 2015, është njoftuar për punën e Grupit të punës për arsimin shqip në Mal të Zi dhe ka miratuar Programin e punës për vitin 2016. Përpos vazhdimit të aktiviteteve për zgjidhjen e problemeve të arsimit shqip në Mal të Zi, siç janë nisma për ndryshimin e planprogrameve mësimore të lëndëve të identitetit kombëtar dhe përmirësimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, nisma për rritjen e kompetencave ligjore të KKSH-së në fushën e arsimit, regjistrimi i studentëve në universitetet publike në Shqipëri dhe Kosovë etj., prioritet i punës së Komisionit për këtë vit do të jetë hartimi i Strategjisë për zhvillimin e arsimit shqip në Mal të Zi.

Komisioni do të organizojë edhe sivjet kremtimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, me ç’rast është parashikuar që ndër të tjera të ndahet Abetarja mbarëkombëtare për nxënësit e shkollave shqipe në Mal të Zi dhe lektyrat shkollore për bibliotekat e disa shkollave.

Komisioni për Arsim dhe Përdorim Zyrtar të Gjuhës shqipe planifikon që gjatë sezonit të verës të organizojë për të parën herë kursin e mësimit të gjuhës shqipe për shqiptarët e Diasporës.

 

Shërbimi për informim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *