Kryetari i Këshillit Kombëtar Z. Genci Nimanbegu, priti në Ulqin, Presidentin e Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bujar Nishanin.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bujar Nishani, së bashku me Zonjën e Parë Odeta Nishani, zhvilluan një vizitë në qytetin e Ulqinit.
Fillimisht, Presidenti zhvilloi një takim në Komunën e Ulqinit, ku u prit nga Kryetari i Komunës z. Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij. Pas bisedës që zhvilluan në Kabinetin e Kryetarit të Komunës, Presidenti dhe kryetari z.Gjeka, dhanë daklaratë për media.
Presidenti Nishani ka vazhduar axhendën me homazhë te varri i Ymer Prizrenit, ku me këtë rast, në shenjë respekti për figurën dhe veprën e Tij, ka vendosur një kurorë me lule pranë varrit.
Po ashtu, Presidenti zhvilloi një takim me sportistët dhe trainerët shqiptarë të dalluar në rezultatet e arritura si brenda ashtu dhe jashtë Malit të Zi.
Në nderë të vizitës së Presidentit Nishani në Mal të Zi, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, ka shtruar nje drekë solemne, ku të pranishëm ishin personalitete shqiptare të sferave të ndryshme si: përfaqësues shqiptarë të partive politike në Mal të Zi, anëtarët e Këshillit Kombëtar, personalitete nga stafi i Presidentit, përfaqësuesit shqiptarë të komuniteteve fetare, intelektualë, përfaqësues të trevave të ndryshme shqiptare në Mal të Zi, përfaqësues shqiptarë të institucioneve publike të nivelit lokal dhe qëndror, përfaqësues të biznesit e medias në gjuhën shqipe, përfaqësues të shoqërisë civile,etj.
Të pranishmëve u drejtua kryetari i Këshillit Kombëtar Z. Genci Nimanbegu dhe Presidenti SH.T.Z. Bujar Nishani.
Në hapje të takimit, Kryetari Nimanbegu fillimisht përshendeti të pranishmit, në veçanti Shkelqësin e Tij Presidentin Nishani dhe Shkelqësinë e Tij Ambasadorin Filo.
Në fjalimin e tij Kryetari Nimanbegu e falenderoi Presidentin Nishani në emër të shqiptarëve në Malin e Zi, duke thënë se kjo vizitë është një tregues i qartë për interesimin e kreut të Shtetit Shqiptar për shqiptarët kudo që jetojnë, ai gjithashtu e informoj Presidentin Nishani se në tryezë janë ftuar përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi, dhe po ashtu përfaqësues të sferave të ndyshme të jetës publike dhe shoqërore.
Për Këshillin Kombëtar si institucion gjithpërfshirës i shqiptarëve në Malin e Zi, nuk ka pasur rastë më të mirë se ky, që të bashkoj shqiptarët, në prani të Presidentit të Shqipëris,
Kryetari Nimanbegu e njohu Presidentin Nishani dhe stafin e tijë për situatën e shqiptarëve në Malin e Zi, për numrin në rënie të shqiptarëve në Malin e Zi duke iu referuar të dhënave zyrtare, theksoi se ky është një shqetësim i madh për neve, po ashtu është evidente se ende edhe sot shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë në vende të ndryshme të botës, fenomeni i emigrimi më i theksuar është nga disa treva shqiptare si: Rozhaja, Plava, Gucia, Kraja, por jo më pak edhe nga trevat tjera shqiptare.
Kryetari Nimanbegu potencoj se janë disa shkaqet e emigrimit dhe rënies së vazhdueshme të numrit të shqiptarëve të deklaruar , por kryesisht janë ato politike dhe ekonomike, por edhe mungesa e investimeve në infrastruktur në trevat e banuara me shqiptar.
Gjithashtu Kryetari Nimanbegu e informoj Presidentin dhe të pranishmit për kontributin e shqiptarëve në Malin e Zi, kur është fjala për interesat strategjike të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Shqiptarët e kanë dëshmuar tashmë se e përkrahin plotësisht integrimin e Malit të Zi në NATO dhe Bashkimin Evropian, po ashtu është i njohur kontributi i shqiptarëve edhe për pavarsimin e Malit të Zi.
Në fjalën e tij Kryetari Nimanbegu tha se, ne si shqiptarë që jetojmë në Malin e Zi ndihemi të brishtë dhe të rrezikuar, por vizita e Presidentin të Shqipërisë na jep forcë dhe inspirim se Shteti shqiptar me përkujdesje dhe vemendje ndaj nesh, do të ndikoj në përmirësimin e situatës sonë, brenda kornizës së plitikave të fqinjësisë së mirë dhe bashkpunimit ndërshtetror, por edhe bashkpunimit të drejtpërdrejt ndërmjet shqiptarëve.
Po ashtu Kryetari Nimanbegu parashtroi para të pranishmëve edhe disa nga çështjet për të cilat shqiptarët në Malin e Zi nuk janë të kënaqur si:
– Nevoja për decentralizimi i pushtetit në Malin e Zi, duke aplikuar standartet e Konventës Evropiane për vetëqeverisjen lokale.
– Kerkesa përmanente për Statusin e Komunës së Tuzit me të drejta të plota si të gjitha Komunat e tjera në Malin e Zi.
– Mos respektimi i Kushtetutës së Malit të Zi kur është fjala për përfaqësimin propocional të shqiptarëve në institucionet publike.
– Mosdakordimi për Ligjin Zgjedhor, për të cilin ne si shqiptar kërkojmë mandate të garantuara në Kuvendin e Malit të Zi, e po ashu edhe në nivel vendor, për kalimin e pragut kur është fjala për përfaqësim në komunat si Podgorica, Plava, Rozhaja e Tivari.
– Çështjet pronsore të pa zgjidhura, kthimi i pronave ish pronarëve.
– Mospajtim, kur është fjala për Ligjin e të Mirave Detare, trajtimi jo i barabartë i komunës së Ulqinit me komunat tjera bregdetare.
– Mospajtushmëri për Ligjin për Parqet Nacionale, i cili përfshin nën juridiksionin e vet një numër të konsiderueshëm të pronave të shqiptarëve, të cilët si pasojë nuk mund t’i shfrytëzojnë pronat e veta. Këtu veçojmë zonën e Alpeve në Plavë e Guci dhe pronat e shqiptarëve në afërsi të Liqenit të Shkodrës.
– Nevoja për investime në infrastrukture, konkretisht të rrugëve : Plavë-Vermosh-Podgoricë, Krajë – Zogaj – Shirokë, Plavë- Deçan, Velipojë- Ulqin, ura mbi Bunë etj.
Kryetari Nimanbegu gjithashtu përmendi edhe çështje të tjera me rëndësi për shqiptarët në Malin e Zi, si Arsimi dhe Kultura.
Probleme të evidentuara tashmë me tekstet shkollore në gjuhën shqipe, mungesa e investimeve në objektet shkollore në trevat e banuara me shqiptar, dëshira për avancimi i arsimimit në nivelin Universitar për shqiptarët në Malin e Zi. Mungesa e investimeve në ndërtimin apo rikonstruktimin e objekteve kulturore, kërkesë përmanente për avancimin në përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në institucionet e ndryshme në nivelet qendror dhe ato vendore në ato treva në të cilat shqiptarët janë prezent.
Në fund të fjalimit Kryetari Nimanbegu dha edhe një mesazh, se për problemet e parashtruara Ne duhet të kërkojmë llogari edhe tek vetja, te puna e jonë, mënyra e të bërit politikë, ndoshta duhet ndyshuar diçka, të punojmë më me përgjegjësi. Ne si shqiptar në Mal të Zi për shumë arsye duhet të ngritemi në nivele më të larta se të tjeret dhe duhet të punojmë më shumë, dhe të rrisim bashkpunimin ndërmjet nesh.
Në fjalën e Tij Presidenti Nishani u shpreh se ndihet i emocionuar dhe krenar për këtë takim duke i falënderuar që me anë të këtij numri kaq të madh u shpreh gatishmëria për bashkëbisedimin vëllazëror. “Edhe pse kemi qenë afër fizikisht, nuk kishim asnjë mundësi as të takohemi e as të bashkëbisedonim si vëllezër të një gjaku dhe të një gjuhe e kombi me njëri-tjetrin. Sot që jemi të lirë duhet të qëndrojmë sa më afër dhe sa më të bashkuar me njëri-tjetrin që ta ndihmojmë dhe t’i gjendemi në të mirë dhe në ditë të vështira si vëllai vëllait.” – vuri në dukje Presidenti Nishani.
“Problemet e pazgjidhura të shqiptarëve në Mal të Zi duhet të gjejnë zgjidhje duke u bazuar në praktikën më të mirë evropiane, në respektim të të drejtave të pakicave, duke respektuar vullnetin e qytetarëve dhe të gjitha të drejtat në përdorimin e gjuhës, simboleve kombëtare, shfrytëzimin e pronës dhe të mirave detare, administrimin lokal, përfaqësimin e drejtë në institucionet qendrore dhe vendore, në punësim në administratën shtetërore dhe çdo fushë të jetës duke respektuar Kushtetutën e Malit të Zi, perspektivën euroatlantike të tij dhe stabilitetin politik të vendit ku ju jetoni në trojet tuaja stërgjyshërore,” – u shpreh mes të tjerash Presidenti Nishani.
Kreu i Shtetit shqiptar u bëri thirrje të pranishmëve në këtë takim dhe i inkurajoi si prindër, familjarë, burra dhe gra të angazhuara, drejtues fetarë dhe politikë për të marrë përsipër për të çuar përpara angazhimet që kemi në të mirë të kombit tonë dhe të fëmijëve tanë, për një të ardhme sa më të mirë për të gjithë ne, fqinjët tanë dhe mbarë rajonin e më gjerë.