Urime Bajramin!
Të nderuar besimtarë myslimanë,
Ju që me vullnet dhe bindje të thellë gjatë muajti të Ramazanit e privuat veten nga ushqimi, pija dhe jo vetëm, pa dyshim që festa e Bajramit vjen si dhuratë nga zoti për Ju. Zoti e pranoftë çdo sakrificë dhe lutje tuajën.
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju uroj festën e Bajramit të Madh. Qofshin këto ditë të mbara për ju, të shoqëruara me mirësi, besim, dashuri e tolerancë. Besimitarë kudo që ndodheni, uroj që të kaloni sa më mirë festën e Bajramit, me shëndet, harmoni, dashuri e begati për të gjithë Ju dhe qofshi përherë të rrethuar nga familjarët e miqtë e juaj më të dashur.
Zoti i bekoftë familjet Tuaja, Zoti e bekoftë kombin shqiptar!
Urime!
Kryetari,
Faik Nika