Zgjatet afati për aplikime për elektor të KKSH-së
Në bazë Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, neni 33 paragrafi 8 („Fl. zyrtare e MZ”, nr. 031/17 të datës 12.05.2017) dhe të nenit 6 të Rregullores për Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillave të Popujve Pakicë dhe Pakicave tjera Kombëtare („Fl. zyrtare e MZ”, nr. 058/17 të datës 22.09.2017), Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, sjell këtë:
VENDIM
Thirrja Publike për aplikim për elektor të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve për pjesëmarrje në kuvendin e elektorëve të Këshillit zgjatet.
Arsyetim:
Njoftojmë të gjithë kandidatët e interesuar për elektor të Këshillit Kombëtar te Shqiptarëve në Malin e Zi, se Komisioni Zgjedhor në mbledhjen elektronike të mbajtur me 10 nëntor 2023, ka vendosur që afati për aplikime të zgjatet deri pas përfundimit të procesit të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi.
Duke e vlerësuar angazhimin e Këshillit Kombëtar në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe pronës (Censusin) i cili planifikohet të fillojë nga data 30 nëntor, si çështje me prioritet të lartë, sidomos për të drejtat dhe liritë e pakicave kombëtare në Mal të Zi, Komisioni Zgjedhor i Këshillit në respektim të rekomandimit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave nr: 06-004/23-1077/1 vendos të zgjasë afatin e aplikimeve për elektor deri pas përfundimit të procesit të regjistrimit të popullsisë.
Për çdo informatë apo njoftim të ri, Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar do të ju njoftojë në kohë!