Mbështetja e shkollave me rekuizita sportive

Mbështetja e shkollave me rekuizita sportive “ Këshilli nacional i shqiptarëve në Shtator e filloi realizimin e projektit “Mbështetja e shkollave me rekuizita sportive “, e vazhdoi në tetor dhe do ta përfundoi në nëntor projektin në fjalë. Arsyet që projekti realizohet me këtë dinamikë është shtrirja e gjerë e objekteve shkollore në Mal të Zi në vendbanime ku mësojnë fëmija në gjuhën shqipe.

Sasia e ndare nga Fondit për pakica: 2470 euro

Sasia e kërkuar nga Fondit për pakica:4950 euro

Sasia totale për realizimin e projektit :5690 euro

Kohëzgjatja e projektit: 2 muaj

Personi përgjegjës për realizimin e projektit: Pal Dreshaj , anëtar i Komisionit për sport ne KNSH

 

Qëllimi themelore i projektit :

Zhvillimi dhe avancimi i kulturës fizike dhe kulturës në përgjithësi ne trevat e banuara me shqiptarë

Qëllimet specifike : -edukimi i popullatës të moshës shkollore për rënësin e sportit dhe kulturës fizike -krijimi dhe përmirësimi i kushteve ne institucionet shkollore për lëndën e edukatës fizike, -regrutimi i një numri sa më të madh të të rinjëve të merren me aktiviteteve sportive -parandalim i narkomanise -krijimi i nje besimi reciprok dhe i bashkepunimi të institucioneve arsimore me vetëqeverisjen lokale dhe me sketorin civil

Rëndësia e projektit

Rëndësia dhe vlera e projektit qëndron ne faktin se me implementimin e tij është e përfshirë një shtresë e gjerë e popullatës (mbi 6200 nxënës dhe sportistë potencial ) që përbën shtresën më të ndjeshme të shoqërisë –popullatën shkollore. Me implementimin e këtij projekti mundësohet mirëvajtja e lëndës së edukatës fizike dhe zhvillimit të kulturës fizike dhe sportit shkollorë ,i cili si i tillë është dhe duhet të jetë baza themelore e piramidës së sportit cilësorë. Gjithashtu ky projekt në mënyrë direke vepron në parandalimin e narkomanisë sepse krijon kushte që të rinjtë të merren me aktivitete sportive dhe të krijojnë dhe formojnë një qëndrim pozitiv ndaj sportit dhe kulturës fizike në përgjithësi .

Me këtë projekt nxënësit , mësimdhënësit dhe prindërit kanë krijua një besim reciprok dhe bashkëpunim të ngushtë me Këshillin nacional te Shqiptarëve ,vetëqeverisjen lokale dhe me sektorin joqeveritare.

Aktivitetet e realizuara Meqenëse nga ana e Komisionit te Fondit për pakica nuk u ndan mjete të nevojshme dhe të kërkuara për realizimin e projektit ishte e domosdoshme që të bëhet revidim i aktiviteteve që ishin të përshkruara në projektin në fjalë .

Për arsye objektive (zgjedhjet lokale në Mal të Zi si dhe pushimet verore ) është vonuar me implementimin dhe realizimin e projektit dhe në vend të afatit të paraparë me projekt Janar – Shkurt -Mars,projekti është implementuar në periudhën Gusht –Shtator- Tetor .

Me angazhimin maksimal të stafit implementues të projektit të përbërë nga Kadri Sinani, Pal Dreshaj, Daut Ceka dhe të stafit drejtues te KNSH ne MZ , me rekuizita sportive u furnizuan të gjitha shkollat në të cilat mësimin vijojnë shqiptaret në Mal të Zi siç është paraqitur ne tabelën nr 1.

 

Nr Emri i shkolles Topa Futb.
Lekur
Topa bask. Topa volej. litar rrath shah frizb Total
1 ShF „Boshko
Strugar“-Ulqin
7 10 10 8 3
2 ShF “M.Tito“- Ulqin 15 10 12 10 8
3 ShF “Mark Nucullaj“ -Shtoj 5 4 5 5 5 5
4 ShF “Bedri Elezaga“ – Katerkoll 20 13 15 13 10 15
5 ShF “Gjergj Kastrioti“ – Ostros 20 13 15 4 13 8 15
6 ShF „Dacaj“ Rozhaj 5 4 5 3 5 4 5
7 ShF „Xhafer Nikoceciq“-Guci 10 6 6 6 4 5
8 ShF “Mahmut Lekiq“-Tuz 23 13 15 15 15 10
9 ShF “Jedinstvo“ Skorraq-Hot 7 5 5 5 4 5
10 ShF “29 Nentori” – Dinoshe 7 5 5 5 4 5
11 ShF “Gjergj Kastrioti“-Triesh 5 4 5 5 4 5
12 ShF e Kojes 3 1 2 3 3 2 3
13 Gjimnazi “B.vellaznim“-Ulqin 10 10 10 8 5
14 Gjimnazi „Drita“ Ulqin 5 4 5 5 2 5
15 Gjimnazi “Beqo Bashiq“-Plave 5 4 5 3 2
16 Gjimnazi“25 Maji“-Tuz 10 14 10 8 5
157 120 130 10 119 80 78

 

Koordinator i projektit

Pal Dreshaj

Kryetari i KNSH-së

Tahir Tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *