NJOFTIM – THIRRJE PUBLIKE PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE NGA FONDI PËR MBROJTJEN DHE REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË PAKICAVE NË MAL TË ZI PËR VITIN 2026

Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi ka shpallur Thirrjen publike për shpërndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për vitin 2026.

Thirrja është shpallur në përputhje me Ligjin për të drejtat dhe liritë e pakicave dhe aktet përkatëse nënligjore, dhe ka për qëllim mbështetjen e projekteve që kontribuojnë në mbrojtjen dhe zhvillimin e veçorive kombëtare, etnike, kulturore, gjuhësore dhe fetare të pakicave dhe komuniteteve minoritare në Mal të Zi.

Thirrja publike është shpallur më 01.04.2026.

Afati për aplikim është 45 ditë nga data e publikimit në media dhe në faqen zyrtare të Fondit.

Të gjitha detajet lidhur me kushtet dhe procedurat e aplikimit mund të gjenden në faqen zyrtare të Fondit: https://fzm.me/v/images/Javni_konkurs_za_raspodjelu_sredstava_za_2026godinu.pdf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *