Wednesday , 18 October 2017

Home » arkivi » Kumtesë për media i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Z

Kumtesë për media i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Z

March 26, 2011 7:35 pm by: Category: arkivi Leave a comment A+ / A-

Këshilli Nacional i Shqiptarëve dhe OJQ ”PAX, të shtunën, më 26. 3. 2011 në Ulqin, në organizim të përbashkët, mbajtën Tryezë të rrumbullakët më temën ”Rëndësia e Regjistrimit të Popullsisë për Realizimin e të Drejtave Nacionale”. Në saj të diskutimit konstruktiv dhe të argumentuar të pjesëmarrësve u prunë këto përfundime:

1. Është e papranueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare që pyetësori dhe materialet e tjera për regjistrimin e popullsisë, për pjesëtarët e popullit shqiptar, të mos jetë në gjuhën shqipe, sikurse ka qenë në regjistrimet e mëparshme. Për ne shqiptarët një veprim i tillë diskriminues e antikushtetutes është i papranueshëm. Prandaj kërkojmë nga Monstat-i që të eliminojë sa më parë një akt të tillë, në të kundërtën ne nuk mund të jemi përgjegjës për pasojat eventuale.

2. Problem i veçantë paraqet mospërfshirja a moslejimi i regjistrimit të diasporës sonë me elementet e identitetit, si: përkatësia nacionale, gjuha amtare dhe përkatësia konfesionale. Me një veprim të tillë ne do të kemi diasporë të regjistruar, por pa identitet që është absurd i llojit të vet. Prandaj kërkojmë që Institucioni i MONSTAT-it, të eliminojë pengesën restriktive politike diskriminuese, në mënyrë që të bëhet e mundshme regjistrimi i plotë e pa pengesa i gjithë qytetarëve, pra edhe i bashkëkombësve tanë që përkohësisht gjendën jashtë.

3. Shqetëson fakti së numri i regjistrueseve të popullsisë nuk është në harmoni me strukturën nacionale të popullsisë në komunat ku shqiptarët janë popullsi autoktone. Po ashtu shqetësues është fakti që zgjedhja e regjistruesve e instruktorëve u bë me kriteret politike pushtetare. Kështu p.sh. në Komisionin e Regjistrimit të Komunës së Tivarit, nga 7 anëtarë nuk ka asnjë anëtar shqiptar, megjithëse shqiptarët përbëjnë 12,5 % të popullatës!?

4. Shqetësues është fakti që në lidhje me regjistrimin e popullsisë në Malin e Zi është duke u zhvilluar një fushatë selektive nga subjektet e ndryshme ku janë kyçur edhe institucionet shtetërore, ku dallohet më njëanshmërinë e vet servisi publik Radio Televizioni i Malit të Zi.

5. Këshilli Nacional i Shqiptarëve, në saje të ingerencave, për këtë çështje jetike është duke bërë një serë aktivitetesh në drejtim të parandalimit të pasojave të këtyre parregullsive, andaj është formuar Komisioni për Vëzhgim. Po ashtu do të formohen edhe komisionet vendore.

6. Këshilli Nacional i Shqiptarëve do të angazhohet për realizimin e një projekti të regjistrimit të popullatës shqiptare në MZ, e sidomos regjistrimin e Diasporës shqiptare.

7. Në lidhje me keto çështje, njoftojmë opinionin, së do të bëhen ankimime në adresat relevante vendore dhe ndërkombëtare.

Kumtesë për media i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Z Reviewed by on . Këshilli Nacional i Shqiptarëve dhe OJQ ”PAX, të shtunën, më 26. 3. 2011 në Ulqin, në organizim të përbashkët, mbajtën Tryezë të rrumbullakët më temën ”Rëndësia Këshilli Nacional i Shqiptarëve dhe OJQ ”PAX, të shtunën, më 26. 3. 2011 në Ulqin, në organizim të përbashkët, mbajtën Tryezë të rrumbullakët më temën ”Rëndësia Rating: 0

Leave a Comment

scroll to top