Këshilli Nacional tani “Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi

Ulqin, 1 prill – Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi në mbledhjen e mbajtur sot më 29.03.2014, ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet në Statutin e vet. Në bazë të Statutit të miratuar, siç raporton Malësia, emërtimi i Këshillit në gjuhën shqipe në të ardhmen do të jetë Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi (KKSH)

Me ndryshimet e miratuara janë paraparë edhe dy organe të reja: nënkryetari/ët dhe Këshilli Drejtues, i cili përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë. Gjithashtu, në vend të 12 trupave të përhershme ekzistuese të punës (komisioneve) sa ka pasur deri tani, me Statutin e miratuar janë parashikuar 7 (shtatë) komisione.
Në këtë mbledhje u mor vendim që KNSH-ja të dalë me një qëndrim lidhur me Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, të miratuar para disa ditësh nga Parlamenti i Malit të Zi. Duke u nisur nga rrethanat e krijuara pas miratimit të këtij ligji, KNSH-ja do t’u rekomandojë partive shqiptare që të dalin të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme.

KNSH-ja paralajmëroi se do të mbajë një mbledhje të posaçme lidhur me statusin e Komunës së Malësisë – Tuz, në prag të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 25 maj 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *