KKSH- Manifestim kulturorë për Ditën e Mësuesit
Të nderuar,
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit , organizon manifestimin tradicional për shënimin e kësaj dite.
Manifestimi do të mbahet ditën e shtunë, më 7 mars 2015, në orën 19:00, në Qendrën e Kulturës në Ulqin.
Ftojmë të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në manifestim.
Jeni të mirëseardhur !
Me respekt,
Kryetari
Genci Nimanbegu