SHPALLJE PUBLIKE
KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI
NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI
ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO
Nr. 70/15
Ulqin, me 09.04.2015
Në bazë të nenit 7 të Vendimit për botimin dhe financimin e gazetës javore në gjuhën shqipe “Koha Javore”, Flet. Zyr. MZ 1 / 15 KKSH paraqet këtë:
SHPALLJE PUBLIKE
PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT PROGRAMOR TË MEDIAS PUBLIKE JAVORE “KOHA JAVORE”
Të drejtë konkurimi kanë: të gjithë personat fizik të aftë për punë. Kandidatët duhet të kenë: nënshtetësin e Malit të Zi, arsim supërior (përgatitje të lartë shkollore), të jenë të përshtatshëm për kryerjen e funksionit si anëtar i Këshillit Programor dhe të mos jenë në ndjekje penale, që i/e bën të pa përshtatshëm për këtë funksion.
Nuk kanë të drejtë konkurimi: deputetët, këshilltarët, funkcionerë të partive dhe subjekteve politike (kryetarët, nënkryetarët, sekretarët, anëtarët e kryesive, kryetarët e njësive vendore), persona të emëruar nga pushteti qëndror apo vendor. Po ashtu nuk kanë të drejtë as personat që janë të angazhuar në subjekte mediatike ose janë pronar apo bashkëpronar të mediave të shkruara dhe elektronike.
Këshilli Programorë i “Kohës Javore” përbëhet nga 5 anëtarë.
Konkursi zgjatë 15 ditë nga dita e publikimit, në media të shkruara ditore në Mal të Zi. Gjithashtu do të publikohet në web faqen e Këshillit, dhe në tabelën e publikimeve në zyren e Këshillit.
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë këto dokumente:
– Fletëparaqitja së bashku me biografi të shkurtër (CV)
– Dëshminë për nënshtetësi ( fotokopjen e letërnjoftimit ose pasaportës),
– Fotokopje të diplomës për arsimin e mbaruar.
– Dëshmi e përvojës së punës (fotokopje e librezës së punës).
– Deklaratë që nuk është i/e angazhuar në organet apo strukturat partiake, që nuk është pronar ose bashkëpronar në media e shkruara dhe elektronike.
– Vërtetim nga gjykata kopetente që kandidati nuk është nën hetime.
Fletëparaqitja së bashku me dokumentet e duhura, mundë të dorëzohen përmes Postës ose në zyrën e KKSH-s në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Për konkurs për Këshill Programor të Kohës Javore” në adresën: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Rr. Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, p.n. Ulqin, çdo ditë punë nga ora 10:00 deri në ora 14:00
Në fletë paraqitje është e pelqyeshme që kandidati të përmbaj edhe planin e zhvillimit ose vizionin e tij për realizimin e misionit për çka është themeluar gazeta javore.
Fletëparaqitjet e paplotësuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
KRYETARI,
Genci NIMANBEGU
Vërejtje:
Përsoni kontaktues , Faik NIKA , Tel: 069 333 663