KKSH-Kumtesë për opinion 27.04.2015

KKSH-Shkolla

Këshilli Kombëtar i Shqipëtarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me Ministrinë për të Drejtat e Njëriut dhe Pakicave dhe Akademinë e Policisë, paraqitën  para gjimnazistëve (maturantëve) të Shkollës së Mesme të Kombinuar “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin, mundësitë për regjistrimin e të rinjëve shqiptarë  në Akademinë e Policisë në Danillovgrad.

Gjatë prezantimit është theksuar se Mali i Zi është i orientuar drejtë integrimeve euro-atlantike dhe vlerave përendimore,kështu që në këto procese është e rëndesishme që pakicat kombëtare që jetojnë në Malin e Zi, të jenë të përfaqësuara në të gjitha nivelet e organeve shtetërore. Në kuadër të këtyre nisma, nxënësve të kombësisë shqiptare në Mal të Zi, iu ofrohet mundësia që të regjistrohen për vazhdimin e shkollimeve të larta, në Akademinë e Policisë.

Aplikantvet të cilët do të regjistrohen në Akademinë e Policisë, do t’iu mundësohet shkollimi dhe qëndrimi pa pagesë gjatë viteve të studimit. Mësimi zhvillohet në kushte dhe metoda bashkëkohore, ndërthurje e mësimit teorik dhe atij praktik, ku nuk do mungojnë as vizitat institucioneve të ngjashme në rajon dhe botë.

Gjithashtu është pohuar se studentët të cilët arrijnë të përfundojnë Akademinë e Policisë, kanë shanse reale për t’u punësuar dhe në të ardhmen, do të kenë mundësinë të shërbejnë në qytetet apo zonat nga vijnë, pasi njohin më mirë kulturën dhe traditat e vendeve përkatëse.

 

Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *