KKSH-Vizita e delegacionit të Komunës së Strugës, Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi

IMG_0823 (1) IMG_0825

Vizita e delegacionit të Komunës së Strugës, Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi

Delegacioni nga Komuna e Strugës në përbërje nga kryetari i Kuvendit të Strugës z. Abdullah Qazimovski, z. Krenar Lloga, sekretar i Komunës dhe Verim Kaba, drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimit të Strugës, ishin sot për vizitë në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve. Delegacioni është pritur nga Kryetari i Këshillit z. Genci Nimanbegu dhe sekretari Faik Nika.

Në takim është diskutuar për situatën e përgjithshme të shqiptarëve në Maqedoni, duke kaluar fokusin tek situata politike,ekonomike, arsimore, dhe kulturore e qytetit të Strugës. Mysafirët po ashtu, u informuan rreth  gjendjes së shqiptarëve në Malin e Zi.

Ndër të tjera,në takim është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit midis këtyre dy vendeve në sferën e kulturës. U propozua që shoqëritë kulturo-artistike të shqiptarëve nga Mali i Zi, të jenë pjesëmarrëse në festivalin “Këngë Jeho”, festival ky që mbahet në qytetin e Strugës, si dhe u diskutua mundësia që shoqëritë kulturore nga Struga të marrin pjesë në festivalet që mbahen në trevat shqiptare të Malit të Zi.

Në kuadër të kësaj vizite janë shkëmbyer dhurata simbolike ndërmjet kryetarit të Këshillit Kombëtar z. Genci Nimanbegut dhe kryetarit të Kuvendit të Komunës së Strugës z. Abdullah Qazimovski.

Në përfundim të takimit, kryetari i Këshillit Kombëtar i shoqëroi mysafirët në një vizitë nëpër qytetin e Ulqinit.

 Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *