KKSH – Takim me Ministren e Kulturës së Republikës së Shqipërisë

Foto nga takimi me Ministren Kumbaro

 

Komunikatë për opinion

 Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi z. Genci Nimanbegu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, zhvilluan sot në Ulqin një takim pune me Ministren e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin institucional ndërmjet KKSH-së dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. Përfaqësuesit e KKSH-së kërkuan që Ministria e Kulturës të mbështesë aktivitetet e ndryshme kulturore që ngjajnë në Mal të Zi, në viset e  populluara nga shqiptarët . Në këtë drejtim është kërkuar që edhe shqiptarët në Mal të Zi të jenë të kyçur dhe të bëhen pjesë e Kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri – Kosovë.

Ministrja Kumbaro shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar me KKSH-në për organizimin e veprimtarive kulturore.

KKSH dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë kanë rënë dakort për hartimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.

 Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *