Këshilli Programor i gazetës “Koha Javore” mbajti mbledhjen e parë konstituive
Ditën e enjte, më 28 janar 2016 është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit Programor të “Kohës Javore”. Në mbledhje ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Këshillit Programor.
Në rend të ditës për këtë mbledhje ishin: zgjedhja e kryetarit të Këshillit Programor dhe Të ndryshme.
Për kryetar të Këshillit Programor, në mënyrë unanime, nga të gjithë anëtarët është zgjedhur gazetari i mirënjohu z. Gjekë Gjonaj.
Këshilli ka vendosur që në mbledhjet e ardhëshme, fillimishtë të miratohet Rregullorja e Punës dhe në vazhdim të merren vendimet e nevojshme për funksionimin dhe mbarëvajtjen e gazëtës së vetme në gjuhën shqipe në Malin e Zi “Koha Javore”.