KKSH ORGANIZOJ NE ULQIN PROMOVIMIN E LIBRIT “AGJENTË PERANDORAKË” TË SIR NOEL MALCOM
Në organizim të e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, në hotelin “Otrantë” në Ulqin, më 18 maj 2016, në Hotelin u bë promovimi i librit “Agjentë perandorakë” të autorit britanik Sir Noel Malcolm. Libri është botuar në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese “Dudaj” nga Tirana.
Në promovimin e librit ishte i pranishëm vetë autori i librit Sir Noel Malcolm, profesor në Universitetin e Oksfordit, anëtar i Akademisë së Shkencave të Britanisë si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës. Po ashtu ishte e pranishme presidentja e Shtëpisë Botuese “Dudaj” znj. Arlinda Duda.
Në prezantimin e librit pati një pjesëmarrje shumë të lartë nga të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi. Po ashtu në prezantim kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, z. Ernal Filo, si dhe sekretari i parë i Ambasadës së Republikës së Kosovës, z. Blerim Xhemajli.
Të pranishmëve në takim i’u është drejtuar kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Nazif Cungu, në mungesë përmes një letre kryetari i Këshillit Kombëtar z. Genci Nimanbegu, ndërsa për librin ka folur Docent. Dr. Ilir Çapuni, botuesja znj. Arlinda Dudaj, si dhe vetë autori i librit Sir Noel Malcolm.
Prezantimi ishte i hapur për publikun dhe i konceptuar në formë dialogu, ku të pranishmit patën mundësinë t’i drejtojnë pyetje autorit të librit.