Friday , 24 November 2017

Home » Lajme » NJOFTIM – FTESË PËR PJESËMARRJE NË DISKUTIM PUBLIK

NJOFTIM – FTESË PËR PJESËMARRJE NË DISKUTIM PUBLIK

Ndryshimet e ligjit per arsim

FTESË

për pjesëmarrje në diskutimin publik mbi tekstet e projektligjeve për arsim

 

Të nderuar,

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve njofton opinionin se Ministria e Arsimit ka nxjerrë në diskutim publik projektligjet mbi ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve ekzistuese të arsimit në Malin e Zi.

Ftojmë të gjithë aktorët e interesuar, përfshirë specialistë të arsimit, drejtues të shkollave, mësimdhënës, përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile etj., që të japin propozimet, sugjerimet dhe komentet e tyre në propozimet e ligjeve.

Propozimet, sugjerimet dhe komentet mund t’i dërgoni në adresën e Këshillit deri më 7 maj 2017, në adresën e e-mailit: knsh@t-com.me ose drejtëpërdrejt Ministrisë së Arsimit, në adresën e e-mailit: mps@mps.gov.me deri më 10 maj 2017.

Projektligjet mbi ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve të arsimit mund t’i gjeni duke klikuar në adresën e mëposhtme.

http://www.mps.gov.me/vijesti/171493/P-O-Z-I-V.html

Për t’u informuar për ligjet e arsimit në fuqi mund të vizitoni web faqen tonë www.knsh.me

Zakon o predškolskom vaspitanju i obrazovanju

Zakon o osnovnom obrazovanju i vaspitanju Crne Gore

Zakon o visokom obrazovanju

Zakon o obrazovanju odraslih

Zakon o vaspitanju i obrazovanju djece sa posebnim obrazovnim potrebama

Zakon o stručnom obrazovanju

Zakon o gimnaziji

Opšti zakon o vaspitanju i obrazovanju

Për çdo gjë, Ju lutem, mund të na kontaktoni në numrin e tel. 030/411 302 ose në adresën e e-mailit:  knsh@t-com.me

Shërbimi për informim

 

 

 

NJOFTIM – FTESË PËR PJESËMARRJE NË DISKUTIM PUBLIK Reviewed by on . FTESË për pjesëmarrje në diskutimin publik mbi tekstet e projektligjeve për arsim   Të nderuar, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve njofton opinionin se Minist FTESË për pjesëmarrje në diskutimin publik mbi tekstet e projektligjeve për arsim   Të nderuar, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve njofton opinionin se Minist Rating: 0
scroll to top