PËRURIMI I LIBRIT “KUJTIMET E NJË FIRMËTARI” TË AUTORIT HAJREDIN BEJ CAKRANIT

Perurimi i librit Hajredin Bej Cakranit

Libri “Kujtimet e nje Firmetari”

Eshte botimi me i ri qe vjen ne duart e lexuesve te apasionuar me ngjarjet historike te shkruara nga Hajredin Bej Cakrani nje prej deshmitareve historike te ngjarjeve te pavaresise, por jo vetem.

Hajredin Bej Cakrani nje perfaqesues i denje i aristokracise shqiptare nuk eshte thjesht nje deshmitar i ngjarjes me te rendesishme te historise 500 vjecare te shqiperise. Por si nje pjesmarres aktiv ne zgjimin e ndergjegjies kombetare dhe mvetesise nga Perandoria Otomane, Hajredin Beu pershkruan ne menyre realiste perpjekjet e medha te te gjithe atyre qe kerkonin nje Shqiperi me te mire.

Si rralle kush nga dyert e bejlereve Hajredin Bej Cakrani kishte kuptuar se mvetesia nuk ishte thjesht nje ceshtje politike por ne rradhe te pare iluminimi i popullates se prapambetur dhe dituria e brezit te ri. Se bashku me te vellane nje tjeter figure interesante por ende e panjohur Bektash Cakranin, ata hapen nje prej shkollave te para ne Shqiperi duke financuar jo vetem per ngritjen e saj por edhe per nje sere mesuesish.

Megjithate nga Kujtimet qe duhet thene se jane shkruar ne nje moshe te kaluar, vijne nje sere kendveshtrimesh ndryshe per disa nga figurat kryesore shtetformuese shqiptare. Kendveshtrime sa origjinale aq edhe kritike duke sjelle dimensione te tjera per disa prej emrave te njohur shqiptare. I mprehte theres dhe shpesh me nje toskerishte plot ngjyra Hajredin Beu jep versionin e tij mbi disa prej ngjarjeve te rendesishme te pas pavaresise duke nga shpjeguar ne detaje arsyet e renies se Qeverise Vlora, Luften e Vlores, rebelimin e Qamilisteve apo ngritjen meteorike te Zogut

Kujtimet e Hajredin Beut duhen lexuar ne kontekstin kohor dhe si nje deshmi autentike e perfaqesuesit te nje familje qe ka kontribuar per shqiperine. I panjohur me pare dhe i lene ne harrese, me keto Kujtime te lena ne dorshkrim duket se Hajredin Cakrani nje prej Firmetareve te Pavaresise kerkon te flase nga thellesia e viteve si per te na kujtuar se historia jo gjithmone shkruhet nga fitimtaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *