Njoftim- Për procedurat e njohjes së diplomave të shkollës së meseme për të vazhduar studimet në R. e Shqipërisë

ministria e arsimit dhe sportit AL logo

Njoftojmë të interesuarit që duan të vazhdojnë studimet e larta në Republikën e Shqipërisë, viti akademik 2017-2018, fillimisht duhet të ndjekin procedurën e Njësimit të diplomave të Shkollës së Mesme (Për vazhdim studimesh në institucionet e arimit të lartë).

Për tu informuar për procedurën që duhet ndjekur, aplikantët duhet të lexojnë udhëzimin duke klikuar në këtë adresë:

Udhezim_nr._14_date_10.05.2017_Per_ndryshime_ne_udhezimin_44_per_diplomat_nga_jashte

Formulari që duhet plotësuar dhe dorëzuar bashkë me dokumentacionin mund ta shkarkoni këtu: 1.A._Kerkese_aplikimi_per_studime_IAL_10.04.2017 (1)

 

Aplikimi mundë të bëhet edhe online në web adresen:

http://www.arsimi.gov.al/al/arsimi/universiteti/njehsimi-i-diplomave-te-huaja

 

Aplikanti dorëzon dosjen e tij të aplikimit pranë MAS.

  • Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

a) Formulari i aplikimit për njëvlershmëri.

b) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit.

c) Diplomën e shkollës së mesme (të përkthyer dhe të noterizuar).

d) Dëftesat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noterizuara).

e) Dokumentin që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën Shtetërore në Shqipëri. (vërtetim për panelines – Greqia, certifikatë – Italia, vërtetim pikët e arritura – Kosova etj.). Në këtë dokument të jenë pasqyruar rezultatet për çdo lëndë të dhënë provim kombëtar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *