Wednesday , 18 October 2017

Home » Lajme » Lajmërim: Aplikimet për studimet Master në Republikën e Shqipërisë

Lajmërim: Aplikimet për studimet Master në Republikën e Shqipërisë

Aplikimet në ciklin e dytë Master me kohë të plotë, bëhen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse. Për kandidatët që duan të vazhdojnë studimet në universitete publike, duhet të aplikojnë deri më datën 20 tetor 2017, ndërsa për të interesuarit për universitete jopublike afati i aplikimit përfundon më datën 27 tetor 2017.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është si më poshtë:

  1. Diploma e ciklit të parë Bachelor ose fotokopja e saj, e noterizuar brenda Republikës së Shqipërisë
  2. Diploma e Maturës së Shkollës së Mesme, e noterizuar brenda Republikës së Shqipërisë dhe e vulosur me vulën e Komunës së Ulqinit
  3. Formulari i aplikimit – Shtojca nr. 8 (mund ta gjeni më poshtë në udhëzimin nr.18)
  4. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë)
  5. Dy fotografi personale
  6. Deklarata – Shtojca nr. 7 (mund ta gjeni më poshtë në udhëzimin nr. 18)

Për informacione më të hollësishme mund të lexoni me vëmendje udhëzimin, të na kontaktoni përmes adresës së e-mailit knsh@t-com.me, apo të na vizitoni në zyren tonë të KKSH-së ( bul. Gjergj Kastrioti Skënderbeu p.n.).

udhezimi_18

Lajmërim: Aplikimet për studimet Master në Republikën e Shqipërisë Reviewed by on . Aplikimet në ciklin e dytë Master me kohë të plotë, bëhen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse. Për kandidatët që duan të vazhdojnë studimet në u Aplikimet në ciklin e dytë Master me kohë të plotë, bëhen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse. Për kandidatët që duan të vazhdojnë studimet në u Rating: 0
scroll to top