Tuesday , 17 July 2018

Home » Lajme » Shpërndarja e lektyrave shkollore në Bibliotekën e Ulqinit dhe në shkollën “Marshall Tito”

Shpërndarja e lektyrave shkollore në Bibliotekën e Ulqinit dhe në shkollën “Marshall Tito”

Në kuadër të projektit në lidhje me pajisjen e  shkollave me lektyra në gjuhën shqipe, dje më 18.10.2017, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka bërë ndarjen e fundit të lektyrave shkollore. Një numër i konsiderueshëm i kopjeve, rreth 450, gjegjësisht 64 tituj, u janë dhuruar Bibliotekës së Ulqinit “Mirko Srzentiq”. Kryetari i KKSH-së Z. Genci Nimanbegu  me bashkëpunëtorët e tij, me këtë rast i bëri një vizitë miqësore Bibliotekës,

IMG_3760

për të vazhduar më pas me vizitën në Shkollën Fillore “Marshall Tito” në Ulqin. Duke pasur parasysh që kjo shkollë përbën shkollën fillore me numrin më të madh të nxënësve në këtë komunë, këtij institucioni u dhuruan libra tashmë për herë të dytë, saktësisht 31 tituj që përbëjnë rreth 160 kopje. Urojmë që nxënësit shqiptarë të përfitojnë sa më shumë duke  lexuar  libra.

IMG_3766

Shpërndarja e lektyrave shkollore në Bibliotekën e Ulqinit dhe në shkollën “Marshall Tito” Reviewed by on . Në kuadër të projektit në lidhje me pajisjen e  shkollave me lektyra në gjuhën shqipe, dje më 18.10.2017, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka bërë n Në kuadër të projektit në lidhje me pajisjen e  shkollave me lektyra në gjuhën shqipe, dje më 18.10.2017, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka bërë n Rating: 0
scroll to top