Sunday , 22 April 2018

Home » Lajme » Maratona e Pavarësisë Shkodër – Ulqin 2017

Maratona e Pavarësisë Shkodër – Ulqin 2017

Guitar Heroes Flyer

 

Për të gjashtin vit me rradhë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës, organizon Maratonën e Pavarësisë Shkodër – Ulqin 2017.

Më 28 Nëntor 2017. në orën 9:00, përballë Bashkisë së Shkodrës, do të bëhet nisja e maratonistëve, ndërsa caku përfundimtar do të jetë Ulqini, përballë ndërtesës së Komunës.

Siç është bërë tashmë traditë, kremtimi i 28 Nëntorit 2017 do të fillojë duke grupuar sportistë pa dallim kombësie, feje apo gjuhe, duke bashkuar shqiptarët e çdo treve dhe duke bashkuar popujt e ndryshëm të trevave të ndryshme. Organizatorët e këtij manifestimi ju ftojnë që edhe ju të bëheni pjesë e kësaj gare,  ku pak rëndësi ka kush del fitues e shumë rëndësi ka fakti që vrapojmë bashkë.

Përveç marrjes pjesë në vrap, mund të bashkoheni te pika e finishit përballë Komunës së Ulqinit, për të pritur maratonistët.

Të drejtë pjesëmarrjeje ka çdo individ. Regjistrimi ka filluar dhe mund të bëhet online përmes web-faqes  http://marathon-ulsh.org/ .

Të interesuarit mund të paraqiten edhe përmes kontakteve:

+382 (0)30 411 302;

e-mail:    knsh@t-com.me

Këtë vit kemi risi vrapimin për fëmijë, ku për fëmijët e moshës 7-10 vjeç është paraparë vrapimi në distancën prej 1 km, ndërsa për fëmijët e moshës 11-13 vjeç parashihet vrapimi në distancën 2 km.

Edhe këtë herë, si zakonisht, do të ndahen çmime për tre vendet e para. Përveç maratonës, tashmë tradicionale, KKSH-ja do të organizojë edhe aktivitete të tjera kulturore.

IMG_2166

 

Maratona e Pavarësisë Shkodër – Ulqin 2017 Reviewed by on .   Për të gjashtin vit me rradhë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës, organizon Marat   Për të gjashtin vit me rradhë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës, organizon Marat Rating: 0
scroll to top