Kryetari Nika zhvilloi takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës

IMG-1b027bed3a02191fe59a41d2abe16fc7-V

Kryetari  i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, së bashku me sekretarin  Lindon Gjelaj dhe anëtaren Adriana Hoxha, të mërkurën, më 19 shtator, u pritën nga ambasadori i Republikës së Kosovës SH.T.Z. Skender Durmishi me bashkëpunëtor. Ishte ky takimi i parë zyrtar i kryetarit Nika me ambasadorin Durmishi, në të cilin kryetari informoi ambasadorin për mënyrën e funksionimit të Këshillit Kombëtar dhe për disa çështje me rëndësi me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi në lëminë e arsimit, kulturës, zhvillimit ekonomik, kuadrit ligjor në fuqi etj.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës dhe Këshillit, për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta. Shumë shpejt, përfaqësuesit e KKSH-së me ndërmjetësimin e Ambasadës së Kosovës, do të realizojnë vizita zyrtare në disa institucione të Republikës së Kosovës, me qëllim koordinimin e veprimeve për realizimin e disa aktiviteteve me rëndësi për shqiptarët në Mal të Zi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *