KKSH-ja mirëpret Teatrin “Teuta”
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, ka zhvilluar sot takim pune me përfaqësuesit e Teatrit Teuta, me drejtorin e teatrit Munib Abazin, regjisoren Edina Mustafiq dhe skenografen Jetmira Hoxha. Në takim u diskutua rreth zhvillimit dhe nxitjes së jetës kulturore në Ulqin, rreth nevojës së të rinjve për përkrahje dhe për potencialet e bashkëpunimit. Të dyja palët u dakorduan dhe u shprehën shumë optimiste për realizimin e bashkëpunimeve në një të ardhme të afërt.