Njoftim: Shpërndarja e kuotave dhe procedura e aplikimit për studimet Bachelor dhe Master në Republikën e Shqipërisë

Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë ka nxjerrë udhëzimin në lidhje me kandidatët shqiptarë në Mal të Zi, të cilët dëshirojnë që studimet në ciklin e parë Bachelor t’i vazhdojnë në Shqipëri. Sipas udhëzimit kandidatët duhet të aplikojnë pranë fakultetit përkatës  nga data 20 deri më 30 gusht 2019. Për programet e studimit për të cilat është paraparë provimi pranues, kandidatët duhet të paraqiten deri më datë 30.08.2019, ndërsa provimet pranuese do të zhvillohen sipas orareve të caktuar.

Dokumentacioni i nevojshëm është si më poshtë:

-Formulari i aplikimit (Shtojca nr. 2 bashkëlidhur udhëzimit)
-Kopja e dokumentit të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur nga Republika e Shqipërisë
-Fotokopja e diplomës dhe dëftesave të shkollës së mesme
-Dokumenti identifikues
-Dy fotografi
-Kopja e mandat – pagesës

Sa i përket numrit të kuotave të parapara për shqiptarët në Mal të Zi, mund t’i gjeni në vegzën:


https://ualbania.al/Universitet/Kuota ,

duke përzgjedhur universitetin, fakultetin dhe programin e studimit për të cilin kandadati është i interesuar.

Aplikimet në ciklin e dytë Master me kohë të plotë, bëhen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse. Për kandidatët që duan të vazhdojnë studimet në universitete publike, duhet të aplikojnë deri më datën 11 tetor 2019, ndërsa për të interesuarit për universitete jopublike afati i aplikimit përfundon më datën 18 tetor 2019.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është si më poshtë:

  1. Diploma e ciklit të parë Bachelor ose fotokopja e saj, e noterizuar brenda Republikës së Shqipërisë
  2. Diploma e Maturës së Shkollës së Mesme, e noterizuar brenda Republikës së Shqipërisë
  3. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë)
  4. Dy fotografi personale
  5. Formulari i aplikimit (Shtojca nr. 6 bashkëlidhur Udhëzimit nr. 17)

Për informacione më të hollësishme në lidhje me aplikimet në ciklin e parë Bachelor, si dhe për aplikimet në ciklin e dytë Master, mund të lexoni me vëmendje udhëzimin nr. 17 ( http://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2019/07/Udh%C3%ABzim-nr.17-dat%C3%AB-30.7.2019.pdf), të na kontaktoni përmes adresave të e-mailit  knsh@t-com.me  dhe kksh.mn@gmail.com apo të na vizitoni në zyren tonë të KKSH-së ( bul. Gjergj Kastrioti Skënderbeu p.n.).

Të gjithë kandidatëve u dëshirojmë suksese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *