Urime Kurban Bajramin!

Të dashur bashkëkombës,

Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju uroj  festën e  Kurban Bajramit. Qofshin këto ditë të mbara për ju, të shoqëruara me mirësi, besim e dashuri  dhe qofshi përherë të rrethuar nga familjarët e miqtë e juaj më të dashur!

Përveç ofrimit të ndihmës  njëri-tjetrit, Kurban Bajrami është festa që bashkon besimtarët në vendin e shenjtë të Mekës, ndaj Zoti i pranoftë sakrificat  dhe lutjet e të gjithë atyre që këtë vit përzgjodhën t’i përkushtohen më shumë Zotit.

Shqiptarët janë të bekuar nga Zoti, sepse momentet e festave fetare i shndërrojnë edhe në festa kombëtare. Në raste të tilla, shqiptarët, pa dallim të përkatësisë fetare e krahinore, urojnë, përshëndesin, vizitojnë dhe i gjinden më pranë njëri-tjetrit, kjo na ka shërbyer për të ruajtur unitetin dhe identitetin tonë kombëtar.

Besimitarë kudo që ndodheni, uroj që të kaloni sa më mirë festën e Kurban Bajramit, me shëndet, harmoni, dashuri e begati për të gjithë Ju.

Zoti i bekoftë familjet Tuaja, zoti e bekoftë kombin shqiptar.

Urime !

Kryetari

Faik Nika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *