Takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, SH. T. Z. Ylber Hysa

Të martën e 24 shtatorit 2019, në zyrën e Këshillit Kombëtar në Ulqin, kryetari z. Faik Nika priti ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, SH.T. Z. Ylber Hysën.

Kryetari Nika e përgëzoi ambasadorin Hysa për detyrën, po ashtu veçoi marrëdhëniet e mira ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi dhe kontributin e shqiptarëve në Mal të Zi në këto raporte. Mes të tjerash raportoi për gjendjen e shqiptarëve në Malin e Zi, shqetësimin për rënien e vazhdushme të shqiptarëve në përgjithësi dhe nxënësve të cilët ndjekin mësimin në gjuhën shqipe. Sipas kryetarit Nika, shqiptarët në Mal të Zi kanë nevojë edhe për mbështetje institucionale nga shteti i Kosovës, sidomos në fushën e arsimit, kulturës, zhvillimit ekonomik etj. Z. Nika i vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyera të deritanishme me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë, po ashtu edhe me institucionet e Kosovës, në veçanti me Ministrinë e Arsimit, të cilët për të 5-in vit me rradhë bëjnë donacion Abetaren mbarëkombëtare të cilën Këshilli Kombëtar e shpërndan në shkolla.

Ambasadori Hysa shprehu interesim për çështjet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Malin e Zi, për nevojën e kontakteve të vazhdueshme institucionale dhe realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta në dobi të shqiptarëve në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *