ANULOHEN AKTIVITETET E PARAPARA PËR SHËNIMIN E 28 NËNTORIT
Me rastin e tërmetit katastrofal që goditi Shqipërinë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi solidarizohet me shtetin amë për t’iu ardhur në ndihmë viktimave dhe çdo qytetari shqiptar të prekur nga kjo fatëkeqësi natyrore.
Ju njoftojmë se aktivitetet e parapara të mbahen me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit Kombëtar anullohen, përveç Maratonës së Pavarësisë Shkodër Ulqin 2019, e cila këtë vit do të mbahet për nderë të viktimave të këtij tërmeti.
Mjetet financiare të parapara për evenimentet festive do të dedikohen për ndihmën e familjeve në nevojë.
Ndërkaq, në Tuz, në vend të koncertit festiv, më 28.11.2019 do të mbahet mbrëmje humanitare.
Urojmë që tragjeditë si kjo të ngelen një e harruar e trishtë, e papërsëritur.
Zyra e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi