Punëtoria II: “PROMOVIMI DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI”

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi organizon trajnimin “PROMOVIMI DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI”. Trajnimi për ngritjen e kapaciteteve, në sferën e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, i përberë nga disa tema trajnimi dhe punëtori informative, ka për qëllim thellimin e mëtejm të njohurive, aftësive dhe shkathtësive  të shqiptarëve në Mal të Zi, me synim të rritjes së ndikimit dhe efekasitetit në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, bazuar në zbatimin e standardeve ndërkombëtare, kuadrin kushtetues dhe ligjor si dhe planet strategjike në Mal të Zi.

Në dhjetor të 2019-ës në Ulqin u zhvillua punëtoria e parë ku u trajtuan të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi në kontekst të standardeve ndërkombëtare.

Në punëtorinë e dytë do të trajtohet promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në kuadër të ligjeve në fuqi në Mal të Zi.

Në muajt në vijim do të mbahet edhe punëtoria e tretë me temë “Mekanizmat institucional qendror dhe lokal për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave”.

Trajnimi u dedikohet të gjithë të interesuarve që kanë dëshirë të mësojnë rreth të drejtave të veta dhe mënyrës se si të mbrohen nga dhunimi i të drejtave të tyre të parpara me ligj. Ky trajnim ka për qëllim të vetëdijesojë edhe përfaqësuesit komunal, akterët e zbatimit të ligjit, si dhe pjesëtarët e shoqërisë civile (OJQ-të), studentët që kanë interes të dinë më shumë rreth promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Trajnimet bazohen në ligjerata, diskutime grupore, ushtrime, raste për shqyrtim dhe praktikat më të mira.

Punëtoria e dytë do të realizohet në Tuz, në Hotelin “OASIS” më datë 28 dhe 29 SHKURT 2020. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online duke plotësuar aplikimin. Afati i aplikimit përfundon më 27.02.2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *