Urime Pashkët!

Të gjithë besimtarëve të fesë së krishterë, në veçanti atyre me kombësi shqiptare, në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal ju uroj për shumë mot Pashkët.
Festa e Pashkëve simbol i një fillimi të ri, ripërtëritjes, ringjalljes, triumfi i të mirës ndaj së keqes, jetës ndaj vdekjes, shpresës ndaj dëshprimit etj. Në këto kohë të vështira për mbarë njerëzimin, si pasojë e pandemisë COVID-19 që ka paralizuar thuajse gjithë botën, shumë më fort ndjejmë mungesën e pranisë fizike të të afërmve, shokëve dhe miqëve tanë sidomos në ditët e festave. Lutemi dhe urojmë me besim në Zot se do t’i kalojmë edhe këto sfida jo të lehta, për t’u bërë bashkë përsëri.
Shëndeti, dashuria e harmonia mbizotëroftë gjithmonë në familjet tuaja.

Gëzuar dhe për shumë mot!

Kryetari,
Faik Nika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *