Njoftim- Procedurat e njëvlershmërisë së diplomave të shkollës së meseme për të vazhduar studimet në Republikën e Shqipërisë
Njoftojmë të interesuarit që duan të vazhdojnë studimet e larta në Republikën e Shqipërisë, viti akademik 2020-2021, se fillimisht duhet të ndjekin procedurën e Njësimit të diplomave të Shkollës së Mesme (për vazhdim studimesh në institucionet e arimit të lartë).
Për tu informuar për procedurën që duhet ndjekur, aplikantët duhet të lexojnë udhëzimin duke klikuar në këtë adresë:
Udhezim_nr._14_date_10.05.2017_Per_procedurat_e_njevlershmerise_se_diplomave_nga_jashte_vendit
Formulari që duhet plotësuar dhe dorëzuar bashkë me dokumentacionin mund ta shkarkoni këtu:
1.A._Kerkese_aplikimi_per_njesim_diplome_te_shkolles_se_mesme
Aplikanti dorëzon dosjen e tij të aplikimit pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Tiranë.
- Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:
a) Formulari i aplikimit për njëvlershmëri.
b) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit.
c) Diplomën e shkollës së mesme (të përkthyer dhe të noterizuar).
d) Dëftesat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noterizuara).
e) Dokumentin që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën Shtetërore në Shqipëri. (vërtetim për panelines – Greqia, certifikatë – Italia, vërtetim pikët e arritura – Kosova etj.). Në këtë dokument të jenë pasqyruar rezultatet për çdo lëndë të dhënë provim kombëtar.
Për më shumë informacion mund të shqyrtoni faqen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (http://qsha.gov.al/) ose https://e-albania.al/ .