HAPET LIBRARIA “ULQINI”

Më 25 nëntor 2021 në Ulqin, u bë hapja solemne e Librarisë “Ulqini”, të vetmes me tituj në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Ky aktivitet nisi si rezultat i mungesës së një librarie të mirëfilltë ku shqiptarët në Mal të Zi do të mund të blinin librin shqip dhe t’i rrisnin fëmijët e tyre me tekste shqipe që në hapat e tyre të parë. Kështu, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, duke iu drejtuar Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, gjegjësisht Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, gjeti mbështetjen financiare dhe bëri realitet hapjen e librarisë së parë me tituj shqip në Mal të Zi.

Kjo librari do të ketë funksion shumëdimensional, duke nisur nga blerja e librit e duke shërbyer edhe si vendtakim për dashamirët e librit e si qendër promovimi.

Në librari mund të gjeni këndin për fëmijë, letërsi të epokave të ndryshme, letërsi shqipe, letërsi klasike, bashkëkohore, këndet si: histori, psikologji, sociologji, religjion, art, kulturë, gastronomi, etj.

Libraria do të vazhdojë të jetë e hapur çdo ditë punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *