THIRRJE PUBLIKE për pjesëmarrje në Kuvendin e elektorëve
Në bazë Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, neni 33 paragrafi 8 („Fl. zyrtare e MZ”, nr. 031/17 të datës 12.05.2017) dhe të nenit 6 të Rregullores për Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillave të Popujve Pakicë dhe Pakicave tjera Kombëtare („Fl. zyrtare e MZ”, nr. 058/17 të datës 22.09.2017). Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi shpall:
Thirrje Publike
Për aplikim për elektor të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve për pjesëmarrje në kuvendin e elektorëve të Këshillit
I. Ftohen përfaqësuesit e pakicës kombëtare shqiptare në Mal të Zi të paraqiten për pjesëmarrje në Kuvendin e elektorëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.
II. Të drejtë pjesëmarrjeje në Kuvendin e elektorëve ka secili/a qytetar/e i/e moshës madhore, i/e cili/a deklarohet se i takon përkatësisë etnike shqiptare dhe se kandidaturën e tij/saj e mbështesin me nënshkrime së paku 60 përfaqësues të pakicës kombëtare shqiptare me të drejtë vote.
- Përfaqësuesi i pakicës kombëtare shqiptare mundet që, me nënshkrim ose me plotësimin e formularit SM-2, të përkrahë vetëm një (1) kandidat për elektor.
III. Personi i cili paraqitet për të qenë elektor, përveç fletëparaqitjes dhe nënshkrimeve nga pika dy (2) e kësaj shpalljeje, duhet të dorëzojë deklaratën për përkatësinë etnike të pakicës shqiptare dhe dëshminë e nënshtetësisë së Malit të Zi.
IV. Afati për t’u paraqitur për pjesëmarrje në kuvendin e elektorëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve fillon nga data 21.09.2023 dhe zgjat deri më datën 11.10.2023
Dorëzimi i dokumentacionit bëhet çdo ditë pune, pranë zyrës së KKSH-së në Ulqin, në adresën: Bulevardi Gjergj Kastrioti Skënderbeu p.n., 85360 Ulqin, nga ora 10.00 deri në orën 14.00 ose përmes postës me mbishkrimin: “Për konkursin për Kuvendin e elektorëve”, në adresën e lartpërmendur.
V. Kandidatët e paraqitur në konkurs përveç dokumentacionit të nevojshëm sipas pikave dy (2) dhe tre (3), duhet patjetër të shënojnë edhe adresat e kontaktit (nr.tel., e-mail) dhe adresën e banimit.
VI. Në web faqen e KKSH-së (www.knsh.me) mund të gjeni formularët e nevojshëm për plotësim, si dhe për çdo gjë mund të na kontaktoni përmes adresës së e-mailit knsh@t-com.me apo përmes telefonit: +382 30 411 302.
Në vazhdim mund të gjeni formularët e nevojshëm për aplikim, të cilët duhen plotësuar.