Thirrja Publike për aplikim për elektor të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve për pjesëmarrje në kuvendin e elektorëve të Këshillit
Në bazë Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, neni 33 paragrafi 8 („Fl. zyrtare e MZ”, nr. 031/17 të datës 12.05.2017) dhe të nenit 6 të Rregullores për Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillave të Popujve Pakicë dhe Pakicave tjera Kombëtare („Fl. zyrtare e MZ”, nr. 058/17 të datës 22.09.2017), Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, sjell këtë:
VENDIM
Njoftojmë të gjithë kandidatët e interesuar për aplikim për elektor të Këshillit Kombëtar te Shqiptarëve në Malin e Zi, se anëtarët e Komisionit Zgjedhor të Këshillit, në mbledhjen elektronike të mbajtur me 21 dhjetor 2023, kanë vendosur që afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit për të gjithë kandidatët e interesuar, është data 20.01.2024.
Për çdo informate apo njoftim të ri, Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar do të ju njoftojë në kohë!