Mesazh urimi për Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, i përcjellim z. Talat Xhaferit urimet tona më të sinqerta për emërimin në pozitën e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Kjo është një ditë e shënuar për Republikën e Maqedonisë së Veriut por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, pasi që kjo pozitë mbahet për herë të parë nga një shqiptar. 

Shpresojmë se Qeveria nën drejtimin e z. Talat Xhaferit do të angazhohet në përmirësimin e cilësisë së jetesës së çdo qytetari, po aq edhe për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Urojmë që të keni përpara vetëm ditë të mira dhe shumë suksese e arritje të tjera. 

Kryetari, 

Faik Nika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *