TELEGRAM NGUSHËLLIMI DREJTUAR PRESIDENTIT DHE KRYEMINISTRIT TË MALIT TË ZI

Të nderuar

Në këto momente të vështira për vendin tonë, për komunitetin tonë, qytetin dhe qytetarët e Cetinës, si dhe për shtetin e Malit të Zi, ndajmë dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve të pafajshme si pasojë e aktit monstruoz që ndodhi dje në Cetinë.

Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, në emër të shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë ngjarje tragjike, ku njerëz të pafajshëm humbën jetën, si pasojë e një akti të pamëshirshëm që na tronditi të gjithëve thellësisht.

Lutemi që shpirtrat e njerëzve të pafajshëm të prehen në paqe, dhe gjithashtu shpresojmë që tragjedi të tilla të mos ndodhin më kurrë në komunitetin tonë!

Me respekt,
Faik Nika
Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *