KKSH mirëpret në takim Drejtorin e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Xhenis Nurkoviq

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Faik Nika priti në takim Drejtorin e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Xhenis Nurkoviq. Qëllimi i takimit ishte fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet Fondit dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, rroli i Fondit në mbështetje dhe financimin e projekteve që kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit dhe promovimin e vlerave kombëtare të shqiptarëve në Malin e Zi.

Gjatë takimit, kryetari i Këshillit i uroi z. Nurkoviq për emërimin në funksionin e ri, duke theksuar se ky mandat mund të sjellë një mbështetje të fuqishme institucionale për pakicat kombëtare. U nënvizua rëndësia e komunikimit të rregulltë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe vlerësimi i drejtë i projekteve që kanë për qëllim ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë së shqiptarëve në Malin e Zi.

Me qëllim fuqizimit të kapaciteteve brenda komunitetit, u ra dakord edhe për organizimin e një prezantimi informues në Ulqin, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, i cili do t’i kushtohet përgatitjes së aplikantëve për thirrjet e ardhshme të Fondit, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e projekteve dhe efikasiteti i shfrytëzimit të mjeteve të disponueshme.

Takimi u zhvillua në një atmosferë dialogu të hapur dhe qasjeje partneriteti, duke theksuar se vazhdimësia e bashkëpunimit është çelësi për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *