Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me Fondin për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave – Thirrje për Trajnim mbi Procedurat e Aplikimit dhe Zbatimin e Projekteve

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me Fondin për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave, organizon trajnimin ku do të prezantohen procedurat e aplikimit për Fondin për të Drejtat e Pakicave, kriteret e rëndësishme dhe mënyra e zbatimit të projekteve, si dhe do të ketë sesion pyetje-përgjigje.
Aplikimet mund të dërgohen në adresën elektronike të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi: knsh@t-com.me dhe kksh.mn@gmail.com
Trajnimi do të mbahet të enjten, më 16 tetor 2025, në Hotel Nobel, Ulqin, me fillim në orën 13:00.
