KKSH shënon 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar, me një manifestim të paharrueshëm në Ulqin

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, organizoi në Ulqin manifestimin qendror me një program të pasur kulturor, ku performuan artistë të mirënjohur shqiptarë: Ilir Shaqiri, Nikollë Nikprelaj, Selami Kolonja, Kastriot Tusha, Gjylie Pelingu Hoxha dhe aktori Bislim Muçaj.

Në këtë mbrëmje festive, salla e Qendrës për Kulturë ishte e mbushur si rrallë herë më parë, ndërsa interpretimet dhe skenografia i dhanë ngjyrë dhe frymë kësaj mbrëmjeje kombëtare. Përveç kësaj, dominuan emocionet dhe jehona e këngës, si nga këngëtarët ashtu edhe nga publiku.

Ishte një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë në Ulqin.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi falënderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet, të cilët u bashkuan për të festuar dhe nderuar këtë datë të rëndësishme kombëtare.

Gëzuar të gjithëve 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 113 -vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!

Në vazhdim mund t’i ndiqni fotot nga atmosfera festive në Qendrën për Kulturë Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *