Mesazh urimi për Krishtlindje nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi
Të nderuar besimtarë të konfesionit katolik,
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, ju përcjellim urimet më të sinqerta me rastin e festës së Krishtlindjeve, duke ju dëshiruar shëndet, paqe dhe mirëqenie. Qoftë kjo festë një moment reflektimi, harmonie dhe solidariteti, që forcon vlerat e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.
Urojmë që fryma e Krishtlindjes të sjellë stabilitet, bashkëpunim dhe përparim për të gjithë bashkëkombasit kudo që ndodhen.
Gëzuar Krishtlindjen!

