Thirrje publike për Draftin e Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, në bazë të nenit 15 të Rregullores për zgjedhjen e përfaqësuesve të organizatave joqeveritare në trupat punuese të organeve të administratës shtetërore dhe për zhvillimin e debatit publik në përgatitjen e ligjeve dhe strategjive (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 41/18), vë në debat publik:

Draftin e Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave

dhe shpall

THIRRJE PUBLIKE

Ministria fton qytetarët, publikun shkencor dhe profesional, organet shtetërore, subjektet politike, organizatat joqeveritare, organizatat ndërkombëtare, mediat, si dhe të gjitha organizatat dhe komunitetet e interesuara, që të marrin pjesë në debatin publik dhe të japin kontributin e tyre në shqyrtimin e Draftit të Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave.

Debati publik do të zgjasë 20 ditë, duke filluar nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje në faqen zyrtare të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe në portalin e-qeverisjes.

Vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet lidhur me tekstin e Draftit të Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave mund të dërgohen me shkrim në adresën:

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave
Bulevardi Svetog Petra Cetinjskog nr. 130
81000 Podgoricë

si dhe në adresën elektronike: m.maksimovic@mmp.gov.me, duke përdorur formularin përkatës për dërgimin e vërejtjeve, propozimeve dhe sugjerimeve.

Tryeza të rrumbullakëta

Në kuadër të debatit publik, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave organizon katër tryeza të rrumbullakëta:

  • 09 shkurt 2026, Ulqin – Salla e Kuvendit Komunal,
    Bulevardi Gjergj Kastrioti Skënderbeu bb, ora 12:00
    (për komunën e Tivarit, Budvës dhe Kotorrit)
  • 11 shkurt 2026, Tivat – Salla multimediale e Komunës,
    Sheshi Magnolija nr. 1, ora 12:00
    (për komunën e Herceg Novit)
  • 17 shkurt 2026, Rozhajë – Hoteli “Aldi”,
    rruga Ibarska nr. 86, ora 11:00
    (për komunat: Andrijevicë, Berane, Bijello Pole, Guci, Mojkovc, Petnicë, Pluzhinë, Plevla, Plavë dhe Zhablak)
  • 19 shkurt 2026, Podgoricë – Hoteli “Podgorica”,
    rruga Svetlane Kane Radeviq nr. 1, ora 11:00
    (për komunat: Tuz, Zeta, Cetinë, Danillovgrad, Nikshiq dhe Shavnik)

Dokumentacioni

Teksti i Draftit të Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, programi i debatit publik, raporti mbi analizën e vlerësimit të ndikimit të rregullores (RIA), si dhe formulari për dërgimin e vërejtjeve, propozimeve dhe sugjerimeve, janë të disponueshme në linkun e mëposhtëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *