KKSH – NJOFTIM PËR KANDIDATËT QË DËSHIROJNË TË STUDIOJNË NË UNIVERSITETET E SHQIPËRISË, 2015-2016

Universitet

Njoftim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë

Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë njofton të gjithë kandidatët shqiptarë nga Mali i Zi, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, me kohë të plotë, në ciklin e parë të studimeve, në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe në programet jouniversitare profesionale, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016 se, afati i fundit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit për njohjen e diplomave të shkollës së mesme është deri në datën 21 gusht 2015 pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.  

Njohja e diplomës së shkollës së mesme është kusht për aplikim në institucionet e arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë.  

Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni në këtë link: http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/njoftime/njoftim1439272920&page=1  

Së bashku me Kërkesë aplikimin për njëvlershmëri diplome të shkollës së mesme, në Komisionin e Posaçëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:

  1. Fotokopja e dokumentit të identifikimit.  
  2. Diploma e shkollës së mesme (e përkthyer dhe e noterizuar).
  3. Dëftesat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noterizuara).
  4. Dokument që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën Shtetërore në Shqipëri. Në këtë dokument të jenë pasqyruar rezultatet për çdo lëndë të dhënë provim kombëtar.

Sqarim: Dokumentet nga pikat 2 dhe 3 (diploma dhe dëftesat e shkollës së mesme), të lëshuara edhe në gjuhën shqipe, nuk kanë nevojë për përkthim, por duhet të noterizohen në Republikën e Shqipërisë.

Për çdo informacion mund të vizitoni faqen e KKSH-së: www.knsh.me

Shërbimi për informim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *