LAJMËRIM: SPECIALIZIME NË FUSHËN E MJEKËSISË
Sipas informacioneve të adresuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, bëhet me dije se do të hapen kuotat e veçanta për specializime në fushën e mjekësisë për mjekët shqiptarë nga Mali i Zi.
Ftojmë të gjithë mjekët shqiptarë nga Mali i Zi që kanë interesim për të përfunduar specializimin në Republikën e Kosovës, të dërgojnë pranë Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi të dhënat si:
- Emri dhe mbiemri i kandidatit
- Lëmia për specializim
Të dhënat mund t’i dërgoni përmes adresave të e-maileve: knsh@t-com.me dhe kksh.mn@gmail.com .