Fillojnë aplikimet në Universitetin “Hasan Prishtina”

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“, ka shpallur konkursin  për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor, për vitin akademik 2020/2021.

Për të gjithë të interesuarit, paraqitja e dokumentacionit fillon nga data 21.09.2020 deri më datën 30.09.2020.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:
– Certifikata e lindjes (origjinali) jo më e vjetër se 6 muaj;
– Dëftesat e katër viteve të shkollës së mesme (origjinale, të noterizuara ose dublikatë);
– Diploma e kryerjes së shkollës së mesme (origjinale, e noterizuar ose dublikatë);
– Kopja e letërnjoftimit;
– Fletëparaqitja  ( e cila shkarkohet gjatë aplikimit online në:  http://apliko.uni-pr.edu );
– Pagesa prej 2.5 Euro (forma e pagesës shkarkohet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë);
– Vendimi mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.

Për informacione më të hollësishme në lidhje me mënyrën e aplikimit, orarin e provimit pranues, dokumentacionin që duhet dorëzuar dhe për kuotat e parapara për kandidatët nga Mali i Zi, mund të informoheni në vegzën e mëposhtme.

https://uni-pr.edu/desk/inc/media/308524D5-4D04-418C-B904-A574F890E195.pdf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *