KKSH-Urime festën e Bajramit të Madh

KKSH minare-pellumba

Të nderuar besimtar mysliman, Ju që me vullnet dhe bindje të thellë gjatë muajti të Ramazanit e privuat veten nga ushqimi, pija dhe jo vetëm, pa dyshim që festa e Bajramit, vjen si dhuratë nga zoti për Ju. Zoti e pranoftë çdo sakrificë dhe lutje tuajen.

Uroj që këto ditë feste t’i shfrytzojmë të gjithë së bashku, për vizita të ndërsjellta, për të trasmetuar dashuri dhe respekt ndaj njëri tjetrit, ashtu siç e do tradita e shqiptare.

Le të shërbejë kjo festë si shenjë mirëkuptimi, tolerance e unifikimi ndërmjet shqiptarëve të të gjitha besimeve fetare, në një komb të vetëm.

Në emrin tim personal dhe atë të institucionit që drejtoj, Ju uroj të kaloni sa më mirë, pranë miqëve, shokëve dhe të afërmve Tuaj në këto ditë të shënuara.

 Gëzuar !

Kryetari

 Genci Nimanbegu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *