Friday , 24 November 2017

Home » Lajme » Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Nacional të Shqiptarëve

Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Nacional të Shqiptarëve

September 29, 2013 10:34 pm by: Category: Lajme Leave a comment A+ / A-

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, e cila u zhvillua në Ulqin në hotelin Mediteran, u zgjodhën 16 anëtarë të ri të Kuvendit të elektorëve.

Anëtarët e ri të KNSH-së janë: Pal Dreshaj, Faik Nika, Albert Camaj, Ivan Ivanaj, Cano Lazoja, Ramazan Kurti, Sadri Balidemaj, Musa Gjoka, Tahir Gjonbalaj, Ilir Lazorja, Vahida Hasanaga – Nimanbegu, Bujar Hasangjekaj, Shpëtim Maraj, Arian Pulti, Ismet Kallaba dhe Qani Osmani.
Mbledhja e ardhshme e Kuvendit pritet të mbahet në muajin tetor kur anëtarët e Kuvendit do të zgjedhin kryetarin dhe sekretarin e KNSH-së.

Përveç 16 anëtarëve të ri të porsazgjedhur, Kuvendin e KNSH-së e përbëjnë edhe po aq anëtarë; deputetët shqiptarë në Parlamentin malazez, kryetari i Komunës dhe ai i Kuvendin komunal të Ulqinit, kryetari i Komunës urbane dhe Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit, si dhe kryetarët e partive politike shqiptare të cilët kanë këshilltarë në parlamentin lokal.

Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Nacional të Shqiptarëve Reviewed by on . Në mbledhjen e sotme të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, e cila u zhvillua në Ulqin në hotelin Mediteran, u zgjodhën 16 anëtarë të ri të Kuvendit Në mbledhjen e sotme të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, e cila u zhvillua në Ulqin në hotelin Mediteran, u zgjodhën 16 anëtarë të ri të Kuvendit Rating: 0

Leave a Comment

scroll to top