Genci Nimanbegu, Kryetari i Keshillit Nacional te Shqiptareve

Sot e diele në hotelin “Mediteran” është mbajtur Kuvendi elektoral i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, ku nënkryetari i Forcës së re demokratike dhe deputeti i kësaj parti në Parlamentin malazez Genci Nimanbegu është zgjedhur sotë (të dielën), në mbledhjen e Këshillit nacional të Shqiptarëve për udhëheqësin e këtij institucioni.
Pak kohë më parë në hotelin “Mediteran” është mbajtur Kuvendi elektoral i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, ku janë zgjedhur 16 anëtarët e rinj të përbërjes së dytë të këtij institucioni që përfaqëson shqiptarët.
Nga 112 elektorë të ftuar, në Kuvendin elektoral kanë marrë pjesë 104 elektorë.

Për 16 vende në KNSH kanë konkurruar 40 elektorë. Anëtarë të KNSH-së janë zgjedhur: Palo Dreshaj, Faik Nika, Albert Camaj, Ivan Ivanoviq, Cano Lazoja, Ramazan Kurti, Sadri Balidemaj, Musa Gjoka, Tahir Gjonbalaj, Ilir Llazorja, Vahida Hasanagiq Nimanbegu, Bujar Hasangjekaj, Shpëtim Maraj, Arjan Pulti, Ismet Kallaba dhe Qani Osmani.
Përpos 16 anëtarëve të zgjedhur në Kuvendin elektoral, 16 anëtarët e tjerë të KNSH-së janë anëtarë sipas funksionit partiak, ku përfshihen deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, kryetarët e komunave dhe kryetarët e kuvendeve të komunave, kryetarët e partive të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi, kuvendin e komunës, kuvendin e komunës urbane nga radhët e shqiptarëve.
përveç 16 anëtarëve të zgjedhur në Kuvendin e elektorëve të mbajtur pak kohë më parë e përbëjnë 16 anëtarë sipas funksionit: deputetët Shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, kryetarët e komunës dhe Kuvendit të komunës së Ulqinit dhe komunës urbane të Tuzit, si dhe liderët e partive nacionale shqiptare të cilët kanë këshilltarë në parlamentin lokal.
Në mbledhjen e sotme konstitutive u zgjedhë kryetari i ri i KNSH-së Genci Nimanbegu ku për të votuan 20 anëtarë të Këshillit, ndërsa për kandidatin Tahir Gjonbalaj votuan 6 anëtarë të Këshillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *