Ekspozita e piktorëve akademikë të Ulqinit në Tiranë

Më 22 mars në Tiranë, në Muzeun Kombëtar, u bë hapja e ekspozitës së piktorëve akademikë nga Ulqini. Në këtë ekspozitë u prezantuan punimet e piktorëve: Bilal Nikeziq, Naser Hasa, Edin Kapllani, Jozo Koçoviq, Vahida Hasanaga Nimanbegu, Mersiha Resulbegoviq Mavriq, si dhe pikturat e piktorëve të ndjerë Gjergj Noc Martini  dhe Rudi Goga.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi e mbështeti këtë aktivitet shumë me rëndësi, i cili i mundëson shqiptarëve njohjen me piktorët tanë dhe i sjell në Tiranë pak freski nga Ulqini. Kritiku i artit prof. dr. Josif Papagjoni për veprat e piktorëve ulqinakë shprehet: “Kemi një pikturë që nuk dremit në klishetë klasiciste dhe veleritjen e konsumit estetik, por një përpjekje serioze për të kapur hapin e pikturës moderniste, ritmin e kohës, shijen e syrit të sofistikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *