Takim me Këshillin Konstitutiv për Bashkësitë Etnike pranë Kabinetit të Presidentit të Republikës së Kosovës

Sot, më 20 qershor 2019, Kryetari i Këshillit Kombëtar Faik Nika, së bashku me anëtarët e Këshillit Lindon Gjelaj, njëherit edhe sekretar i Këshillit, dhe Ilir Llazorja si përfaqësues i Këshillit Kombëtar pranë Drejtorisë për Diasporë të Malit të Zi, pritën në Ulqin delegacionin e Këshillit Konstitutiv për Bashkësitë Etnike pranë Kabinetit të Presidentit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Živojin Ćirković. Në takim u diskutua për përvojat dhe të drejtat e pakicave nacionale në Kosovë dhe Mal të Zi, për funksionimin e Këshillave të Pakicave, për kompetencat e Këshillave, për çeshtjet e përfaqësimit proporcional në institucione, përdorimi i gjuhëve të pakicave në institucione, informimi dhe mediat në gjuhët e pakicave, arsimimi në gjuhët e pakicave dhe çështje të tjera me interes për komunitetet e të dy vendeve respektive.
U theksua nevojshmëria e vazhdimit të bashkëpunimit dhe përpjekjet e vazhdueshme për transmetimin e përvojave më të mira kur është fjala për përmirësimin e kuadrit ligjor për të drejtat e pakicave në të dy vendet respektive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *